Lidhje

Kryeministri serb i kërkon Uashingtonit të anulojë njohjen e pavarësisë së Kosovës


Kryeministri serb Vojislav Kostunica po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Zoti Kostunica thotë se Kosova është “një shtet i rremë në territorin e Serbisë” dhe se paqja dhe stabiliteti në rajon mund të arrihen vetëm nëse sovraniteti i Beogradit mbi të rivendoset. Udhëheqësi serb thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë të mundur “një kthim në situatën e mëparshme”, duke u tërhequr nga pozicioni për statusin e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd është ankuar me zemërim se autoritetet serbe nuk arritën të parandalonin protestat për Kosovën që u shkallëzuan në një sulm të dhunshëm ndaj ambasadës amerikane javën e kaluar.

Ambasadori Cameron Munter i tha një gazetari të agjencisë Associated Press dje, se një ngjarje e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë më.//kk//

XS
SM
MD
LG