Lidhje

Kina shpreh gatishmërinë për dialog me SHBA mbi të drejtat e njeriut


Zyrtarët kinezë thonë se janë gati të rifillojnë dialogun për të drejtat e njeriut me Shtetet e Bashkuara, që u ndërpre në vitin 2004. Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, e bëri njoftimin sot gjatë një konference të përbashkët shtypi në Pekin, pas bisedimeve, që zhvilloi me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs.

Pekini e ndërpreu dialogun në vitin 2004, kur Washingtoni u kërkoi Kombeve të Bashkuara ta dënojnë qëndrimin e Kinës ndaj të drejtave të njeriut. Nuk është caktuar ndonjë datë për rifillimin e bisedimeve.

Po sot, Sekretarja e Shtetit Rajs, tha se pret që Kina do të ndihmojë për ta bindur Korenë e Veriut ta deklarojë plotësisht programin e vet bërthamor. Duke folur sot pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Kinës, Yang Jiechi, zonja Rice tha se pret nga Kina që të shfrytëzojë gjithë ndikimin e mundshëm, për ta bindur Korenë e Veriut se ka ardhur koha për të bërë përpara. Më vonë, zonja Rice, u takua me Presidentin kinez Hu Gjintao dhe me kryeministrin Wen Xhiabao. //ad//

XS
SM
MD
LG