Lidhje

Thaçi: Serbia të mos përpiqet për të kontrolluar pjesë të Kosovës


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi paralajmëroi Serbinë që të mos bëjë përpjekje për të kontrolluar pjesë të territorit që sapo ka fituar pavarësinë.

Paralajmërimi vjen pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me mbështetjen e vendeve perëndimore. Serbët e Kosovës nuk e kanë pranuar pavarësinë dhe kanë kërkuar mbrojtje nga Beogradi.

Dje, kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë rajonet e Kosovës të banuara nga ata që ai i quajti qytetarë besnikë serbë. Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime se Kosova po shkon drejt ndarjes.

Paralajmërimi i djeshëm nga Kosova erdhi ndërkohë që mijra njerëz morën pjesë në varrimin e një serbi 21-vjeçar të Kosovës. Trupi i tij i karbonizuar u gjet javën e kaluar në njërën pjesë të ambasadës amerikane në Beograd të cilës iu vu zjarri nga protestuesit serbë. Autoritetet thonë se viktima mori pjesë në sulmin kundër ambasadës për të protestuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Perëndimi.

Këshilli Sigurimit Kombëtar të Serbisë zhvilloi dje një mbledhje, për të diskutuar mbi ngjarjet që çuan në sulmet e javës së kaluar kundër ambasadës amerikane dhe ambasadave të tjera në Beograd.

Sipas agjencive të lajmeve, Këshilli erdhi në përfundimin se autoritetet duhet të bëjnë gjithçka për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme të dhunës. Ata thanë gjithashtu se vazhdojnë hetimet për të gjetur organizatorët dhe pjesmarrësit në incident.//ii

XS
SM
MD
LG