Lidhje

Serbët në veri të Kosovës kërkojnë kthimin e trupave paqeruajtëse ruse


Udhëheqësit serbë në veri të Kosovës po bëjnë thirrje për kthimin e trupave paqeruajtëse ruse, pas shpalljes së pavarësisë javën e kaluar. Këshilli Kombëtar i Serbisë, një grupim udhëheqësish në qytetin e Mitrovicës e bëri këtë thirrje sot.

Rusia i tërhoqi trupat nga forcat paqeruajtëse nën komandën e NATO-s në Kosovë në vitin 2003. 120 mijë serbët e Kosovës që jetojnë në afërsi të kufirit me Serbinë, e kanë kundërshtuar deklaratën e pavarësisë së 17 shkurtit, ashtu siç kanë bërë edhe Rusia dhe Serbia.

Në një zhvillim tjetër që tregon për thellimin e ndarjes etnike, dhjetra zyrtarë serbë në radhët e shërbimit policor të Kosovës nuk u paraqitën sot në punë në rajonin e Gjilanit. Lajmet nga rajoni tregojnë se zyrtarët me sa duket kanë vendosur të ndjekin planin e veprimeve të Beogradit për sa i përket Kosovës.

Agjencia e lajmeve Reuters citon, pa përmendur emrin, një ministër në Beogradit të ketë thënë se bojkotimi i policisë është pjesë e planit për ta izoluar Kosovën dhe për të forcuar kontrollin e Beogradit në zonat serbe të saj.

Në një zhvillim tjetër po sot, në Beograd u rihap ambasada amerikane, rreth një javë pasi demonstruesit i vunë zjarrin një pjese të saj për të protestuar mbështetjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG