Lidhje

KESH gati për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes


Shqipëria ka gati një projekt për të privatizuar rrjetin e shpërndajres së energjisë elektrike, në përpjekje për të tejkaluar krizën energjitike që ka mbërthyer vendin prej 10 vjetësh.

Qeveria miratoi sot projekt-ligjin për këtë privatizim, që është diskutuar dhe zvarritur prej shumë kohësh, por që do të realizohet vetëm gjatë 2008.

Drejtori i Korporatës Elektro-Energjitike, Gjergj Bojaxhi, thotë se privatizimi i shpërndarjes së energjisë do të përmirësojë shërbimet për qytetarët, ndërsa furnizuesi publik do të mbetet KESH, si në prodhim energjie, ashtu edhe në importimin e saj me tendera ndërkombëtarë.

Ndërkaq ekspertet e pavarur janë skeptikë për rregullimin e gjendjes, duke patur parasysh rrjetin e amortizuar dhe varfërinë e popullatës.

XS
SM
MD
LG