Lidhje

Dy batalione rezervë të NATO-s gati për të shkuar në Kosovë në rast dhune


NATO-ja njoftohet se ka vendosur të vërë dy batalione rezervë në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në Kosovë në rast dhune, pas shpalljes së pavarësisë javën e kaluar.

Kjo lëvizje është një nga disa hapat e ndërmarra nga aleanca ditët e fundit për t’u përgatitur për tensionet në rritje, veçanërisht në veriun e Kosovës, ku mbizotëron popullsia serbe.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se kufijtë e Kosovës janë më të sigurtit dhe më të mbrojturit në rajon.

Duke folur dje në Prishtinë ai tha se paqeruajtësit ndërkombëtarë, me mbështetjen e policisë së Kosovës, e kanë zonën nën kontroll.

Në qytetin e ndarë të Mitrovicës, serbët vazhduan protestat dhe demonstruesit kërkuan që gjykatat lokale që i kishin punësuar ata të ktheheshin nën juridiksionin serb. Edhe studentët serbë vazhduan protestën e tyre një javore kundër pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri serb Vojislav Kostunica u dërgoi një mesazh mbështetjeje studentëvem duke thënë se ata po përcaktojnë drejtimin që duhet të marrë Serbia. //kk//

XS
SM
MD
LG