Lidhje

Hungaria nënshkruan marrëveshje me Rusinë për gaz


Hungaria dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar një tubacion për gazin natyror përmes Hungarisë, në kuadër të një projekti ambicioz rus për transportin e gazit.

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurscany dhe Presidenti rus Vladimir Putin ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes sot në Moskë.

Projekti Rryma Jugore me vlerë prej 15 miliardë dollarësh pritet të transportojë çdo vit një vëllim prej 30 miliardë metra kubë gaz nga Rusia, nën Detin e Zi dhe pastaj përmes Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Hungarisë për në Evropën Perëndimore. Marrëveshja synon gjithashtu ndërtimin e një objekti për depozitimin e gazit në Hungari.

Partitë opozitare hungareze dhe qeveritë perendimore e kanë kritikuar zotin Gyurcsany për këtë projekt, që sipas tyre shton varësisë e furnizimeve me energji nga Rusia. Qeveria e zotit Gyurcsany ka shprehur gjithashtu interesim për të marrë pjesë në projektin rival, atë të naftësjellësit evropian, Nabucco, i cili do të kalojë nga deti Kaspik, nga Turqia në Austri duke anashkaluar Rusinë. //rd//

XS
SM
MD
LG