Lidhje

Presidenti Bush i kërkon Kongresit të miratojë ligjin e përgjimit


Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit të miratojë një sërë projekt-ligjesh, përfshirë një ligj të debatueshëm përgjimesh, që do t’i lejonte qeverisë të përgjonte bisedat në kuadër të hetimeve për raste terrorizmi.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se Kongresi duhet ta miratojë me shpejtësi këtë ligj, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të ndesheshin me një boshllëk në fushën e zbulimit. Projek-ligji, shtoi ai, duhet t’u japë imunitet kompanive telefonike nga paditë gjyqësore që mund të ngrihen si rezultat i bashkëpunimit të tyre me agjencitë e zbulimit. Presidenti po ashtu i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligjet e duhura për financimin e trupave në Irak.

Presidenti tha se që nga koha e dërgimit të kontigjentit shtesë në Irak, gjendja e sigurisë atje është përmirësuar. //rd//

XS
SM
MD
LG