Lidhje

Rusia thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të ndikojë tek  politika e saj e jashtme 


Rusia mohoi të ketë bërë ndonjë marrëveshje sekrete me Gjeorgjinë në lidhje me statusin e rajoneve separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore në Gjeorgji. Ministria e Jashtme e Rusisë iu përgjigj dje thënieve të disa zyrtarëve gjeorgjianë se Moska kishte premtuar se nuk do ta njihte pavarësinë e dy rajoneve.

Sipas njoftimeve premtimi ishte bërë gjatë takimit të javës së fundit midis Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me kolegun e tij gjeorgjian. Ministria gjithashtu hodhi poshtë se ishte ndonjë marrëveshje për kontrolle të përbashkëta përgjatë kufinjve me Osetinë dhe Abkazinë.

Deklarata bën të ditur se Moska është e vendosur për një zgjidhje paqësore të konflikteve në Gjeorgji. Në të thuhet gjithashtu se deklarimi i njëanshëm i pavarësisë nga Kosova do të ndikojë tek politika e jashtme e Rusisë.

Abkazia dhe Osetia e Jugut deklaruan pavarësinë nga Gjeorgjia në fillim të viteve 1990, duke krijuar një konflikt të armatosur. Asnjë vend nuk e ka njohur pavarësinë e tyre. //kk//

XS
SM
MD
LG