Lidhje

Serbia mund të ndalë pagesat përkundrejt borxhit ndërkombëtar të Kosovës


Qeveria serbe do të shqyrtojë një propozim për të ndalur pagesat përkundrejt borxhit ndërkombëtar të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia.

Kabineti serb u takua sot në Beograd. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug citon Ministrin e Ekonomisë Mladjan Dinkiç, sipas të cilit pagesat përkundrejt borxhit duhet të ndalen, pasi qeveria nuk ka mbledhur nga Kosova të ardhura nga taksat që nga viti 2000. Autoritetet e përllogarisin borxhin e Kosovës në rreth 1 presje 2 miliardë dollarë. Të dërguar nga Beogradi dhe Prishtina u takuan sot për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt.

Para takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se Beogradi do të largohet nga bisedimet nëse lejohet të marrë pjesë i dërguari i Kosovës. Agjencia e lajmeve Associated Press citon përfaqësuesin e Kosovës Besim Beqaj i cili ka pohuar se ministri serb nuk ishte i pranishëm kur ai e mori fjalën. //rd//

XS
SM
MD
LG