Lidhje

Princi Heri i Britanisë do të largohet menjëherë nga Afganistani


Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se Princi Heri do të largohet menjëherë nga Afganistani, tani që u zbulua se ai ndodhet në vijën e parë të luftimeve me forcat talebane.

Qeveria britanika kishte bërë një marrëveshje me mediat kryesore që operojnë në Britani, se nuk do ta bënin të njohur vendndodhjen e Princit, deri në momentin e përfundimit të shërbimit në fushën e betejës, në mes të qershorit.

Por këtë javë, fillimisht, një botim australian njoftoi për vendndodhjen e Princit Heri në Afganistan në muajin janar. Këtë javë, gjithashtu, një faqe kompjuterike amerikane bënte të ditur se Princi 23 vjeçar, i cili është i treti në radhë për t’u bërë trashëgimtari i fronit në Britani, ndodhej në provincën Helmand, në Afgansitanin jugor, që nga dhjetori.

Kryeministri britanik Gordon Braun e falënderoi Princin për guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Sekretari britanik i Mbrojtjes shprehu zhgënjimin për këtë ngjarje, duke shtuar se ajo kishte qenë diçka e paparashikuar.

Edhe Princi Heri shprehu zhgënjim, duke theksuar se atij nuk i pëlqen të mbetet i izoluar në pallatet mbretërore. Ai la të kuptohet se nuk është i lumtur në Angli. (ze)

XS
SM
MD
LG