Lidhje

Qindra policë serbë u bashkohen protestave në Kosovë


Qindra policë serbë në Kosovë u janë bashkuar protestave dhe po kundërshtojnë të vazhdojnë punën në shtetin e ri të pavarur.

Policë serbë në të gjithë rajonin kanë kërkuar t’u njihet e drejta të paraqiten para forcës policore të Kombeve të Bashkuara, dhe jo në Shërbimin Policor të Kosovës. Në fillim të javës, dhjetëra policë serbë nuk dolën në detyrë në Kosovën Lindore. Mbi 100 policë në Graçanicë dhe enklava të tjera serbe ndoqën shembullin e tyre sot.

Mbrëmë, një shpërthim në qytetin e ndarë të Mitrovicës shkatërroi të paktën 2 automjete të Kombeve të Bashkuara. Shpërthimi ndodhi pranë një rajoni policor në pjesën e banuar me popullsi serbe në këtë qytet. (ze)

XS
SM
MD
LG