Lidhje

Aktivistët serbë: Autoritetet nxisin dhunën dhe shkelin lirinë e fjalës


Aktivistët serbë për të drejtat e njeriut thanë se autoritetet serbe po nxisin dhunën dhe po shkelin lirinë e fjalës në një shkallë të paparë, as nën rregjimin e ish presidentit Sllobodan Milosheviç.

Një koalicion prej 44 organizatash jo-qeveritare bëri thirrje për një hetim të deklaratave të Ministrit të Infrastrukturës Velimir Iliç për ato që ata i quajnë thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve politikë.

Ditët e fundit zoti Iliç u është referuar sulmeve ndaj ambasadave dhe kërcënimit ndaj gazetarëve si akte demokratike.

Lajmet bëjnë të ditur se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt nxiti një shpërthim të ndjenjave nacionaliste serbe, duke çuar në sulme mbi gazetarët dhe aktivistët e pavarur.

Sot, shpërtheu një bombe pranë një stacioni të njohur radioje në Beograd. Stacioni tha në një deklaratë se punonjësit e tij janë kërcënuar.

Radioja B-92 është përballur gjithashtu me kërcënime dhe rreziqe. (ze)

XS
SM
MD
LG