Lidhje

Timoshenko: Furnizimet me gaz nga Rusia do të vazhdojnë


Kryeministrja e Ukrainës tha se nuk pret që Rusia t’i përmbahet kërcënimit se do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror javën e ardhshme. Zonja Yulia Timoshenko tha sot se ajo nuk kishte marrë njoftim zyrtar për ndonjë ndërprerrje të furnizimit me gaz natyror.

Dje kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom tha se do të ulte 25 përqind furnizimin me gaz natyror për Ukrainën duke filluar nga 3 marsi. Ky njoftim u bë pas dështimit të bisedimeve ndërmjet dy vendeve mbi një borxh të konestuar.

Zonja Timoshenko bëri të ditur gjithashtu se kompania e përbashkët ruso-ukrainase UKR-GAZ-ENERGO do të ndalte furnizimin me gaz për Ukrainën. Ajo tha se kompania ukrainase Naftogas do të bëhet furnizuesi i vetëm i vendit me gaz natyror. Muajin e kaluar Gazpromi kishte kërcënuar se do të ndërpriste tërësisht furnizimin nëse nuk do të arrihej një marrëveshje rreth borxhit. //rd//

XS
SM
MD
LG