Lidhje

Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton Irakun


Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha se vizita e tij në Irak ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dikur armike.

Pas mbërritjes sot në Bagdat, zoti Ahmadinejad u prit nga presidenti irakian Jalal Talabani në rezidencën presidenciale. Zoti Ahmadinejad i cilësoi bisedimet si shumë pozitive dhe tha se një Irak i bashkuar, i zhvilluar dhe i fuqizuar do të jetë në të mirë të rajonit.

Udhëheqësi iranian hodhi poshtë akuzat e djeshme të Presidentit Bush se Teherani dërgon armë të sofistikuara në Irak për të vrarë irakianë dhe amerikanë. Zoti Ahmadinejad tha se akuzat e pabaza shtojnë problemet në rajon.

Udhëheqësi iranian tha gjithashtu se populli irakian “nuk e do Amerikën”. Më pas zoti Ahmadinejad zhvilloi bisedime me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki në Zonën e Gjelbërt.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se vizita e presidentit iranian mund të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG