Lidhje

Shefer: Maqedonia e Greqia të zgjidhin cështjen e emrit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, u bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të zgjidhin një mosmarrëveshje 17 vjeçare lidhur me emrin e ish republikës jugosllave të Maqedonisë, për të shtuar mundësitë e kësaj të fundit drejt anëtarësimit në aleancën perëndimore.

Zoti Shefer tha se ftesa e anëtarësisë bazohet në zhvillimet e secilit vend. Ai i bëri këto komente sot në Athinë, ku u takua me ministren e jashtme greke, Dora Bakojanis.

Greqia ka qënë anëtare e NATO-s për 55 vjet dhe ka kërcënuar të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Shkupit në NATO në qoftë se nuk zgjidhet mosmarrëveshja për emrin.

Si republika ish-jugosllave ashtu edhe një rajon verior historik i Greqisë pretendojnë se kanë të drejtën e përdorimit të emrit Maqedoni. //iç//

XS
SM
MD
LG