Lidhje

Sulm amerikan me raketa në Somalinë jugore kunder al-Kaidës


Ushtria amerikane hapi zjarr me raketa sot në Somalinë jugore, në përpjekje për të vrarë një pjesëtar të dyshuar të al-Kaidës.

Zëdhënësi i Pentagonit Bryan Whitman u tha gazetarëve se sulmi kishte në shenjestër një terrorist të njohur të al-Kaidës.

Zoti Whitman nuk pranoi të jepte hollësi rreth operacionit, por dëshmitarët thanë se të paktën dy raketa goditën dhe shkatërruan një shtëpi në qytetin Dobli, pranë kufirit me Kenian.

Banorët thanë se disa persona u plagosën nga sulmi, por ka njoftime kundërthënëse rreth faktit nëse kishte të vrarë.

Banorët e Doblit thanë se një klerik i lartë islamik, Hasan Turki, ndodhej në qytet dje për t’u takuar me militantë të tjerë.

Kjo është të paktën e treta herë që forcat amerikane sulmojnë terroristë në Somali që nga fillimi i vitit të kaluar. (ze)

XS
SM
MD
LG