Lidhje

Anija evropiane "Viktoria" nuk i shkakton dëme mjedisit


Në kërkim të teknologjive të reja, për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja dhe nga ngrohja globale, në Bruksel këtë javë është vënë në ekspozicion një anije e ndërtuar sipas një teknologjie, që kursen më tepër energji. Inxhinierët e saj thonë se shpresojnë që në të ardhmen, me teknologjinë e “Viktorias”, që po shikoni në këto pamje, të ndërtohen edhe maunet e tjera.

Viktoria do të udhëtojë nëpër lumenjtë dhe kanalet evropiane, për të transportuar mallra në mbarë kontinentin. Ajo është prodhim i kompanisë British Petrolium, në partneritet me Komisionin Evropian dhe kompaninë CREATING. Kjo e fundit është një partneritet mes 27 kompanive dhe 9 qeverive evropiane. Synimi i këtij bashkëpunimi, është nxitja e teknologjive të reja për pakësimin e çlirimit të dyoksidit të karbonit në ndërtimin e anijeve.

Anija Viktoria është pajisur me sisteme të teknologjisë së lartë, që ndihmojnë në rregullimin e kontrollit të shpjetësisë, përqindjen të ulët të çlirimit të gazit sulfurik dhe një tjetër sistem, që e orjenton anijen të operojë, duke përdorur sa më me efikasitet karburantin. Inxhinerët thonë se teknologjia e Viktorias ul me 90 për qind çlirimin e gazeve të dëmshme për mjedisin.//lk

XS
SM
MD
LG