Lidhje

Barrymore -1 milion dollarë për Programin Botëror të Ushqimit


Aktorja amerikane Drew Barrymore tha se do të dhurojë 1 milion dollarë për Programin Botëror të Ushqimit. Fondet do të përdoren nga kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara për të ushqyer mijëra fëmijë në Kenia.

Barrymore, e cila është ambasadore e Programit Botëror të Ushqimit për të luftuar urinë, e bëri njoftimin të hënën për t’i dhënë shtysë fushatës “Fill the Cup”, prej 3 miliard dollarësh që do të nisë kjo agjenci.

Drejtoresha ekzekutive e këtij programi, Jossette Sheeran, tha se fushata ”Fill the Cup” ka për qëllim të ushqejë 59 milion nxënës shkollash që vuajnë nga uria, në vendet në zhvillim, gjatë periudhës 1 vjeçare.

Barrymore, e cila u bë e famshme që kur ishte fëmijë, ka vizituar Kenian dy herë gjatë dy viteve të shkuara dhe ka thënë se kjo përvojë i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Sheeran tha se 50 dollarë mbulojnë ushqimin e një vakti për një fëmijë gjatë një viti dhe bëri thirrje që njerëzit të japin kontributin e tyre përmes faqes së Programit Botëror të Ushqimit në internet. //ii

XS
SM
MD
LG