Lidhje

Sekretarja Rajs takohet me Presidentin palestinez Abas


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u takua me presidentin palestinez, Mahmud Abaz, për t’i kërkuar që të kthehet menjëherënë bisedimet e paqes me Izraelin.

Sekretarja Rajs tha në Ramallah të Bregut Perëndimor se shpërthimi i fundit i dhunës nga të dyja palët nuk duhet të ndërpresë përpjekjet e paqes. Zonja Rajs i bëri këto komente gjatë një konference shtypi me presidentin palestinez, i cili i bëri thirrje qeverisë izraelite të ndalojë atë që ai e quajti “agresion”.

Zoti Abaz tha, se vetëm një armëpushim afat-gjatë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza do të ndihmojë në arritjen e paqes këtë vit. Zoti Abas i pezulloi bisedimet, si protestë ndaj ofensivës 5-ditëshe të Izraelit në Gazë, që shkaktoi vrasjen e më tepër se 100 militantëve dhe civilëve palestinezë.

Trupat izraelite u tërhoqën dje nga Gaza veriore, por zyrtarët thanë se ata kanë të drejtën për t’i riangazhuar forcat sipas nevojës, për të ndaluar sulmet me raketë të palestinezëve ndaj Izarelit.//lk

XS
SM
MD
LG