Lidhje

Moska vringëllin "armën" e gazit natyror ndaj Ukrainës


Në Rusi, monopoli shtetëror i gazit natyror, Gazprom, ndërpreu furnizimin e Ukrainës për herë të dytë në dy ditë, ndërsa shkallëzohet mosmarrëveshja lidhur me pagimin e borxhit, që Moska kërkon nga Kievi.

Që nga dje, Ukraina është përballur me një shkurtim të furnizimit me gaz nga Rusia, duke nxitur kërcënimet e Kievit se do të përdorë furnizimet e gazit që dërgon në Evropën perëndimore, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në Moskë, presidenti i ardhshëm rus, Dmitri Medvedev, bisedoi në telefon me presidentin ukrainas, Viktor Jushçenko. Lajmet si nga Rusia edhe Ukraina bëjnë të ditur se të dyja palët kanë rënë dakord të respektojnë marrëveshjet ekzistuese. Këto njoftime nuk dhanë hollësi. Javën e kaluar, Moska tha se Ukraina e kishte paguar borxhin e vitit 2007 dhe se tani Gazpromi po kërkonte pagesa prej 600 milion dollarësh për furnizimet me gaz këtë vit.

Sot më parë, një këshilltar për energjinë i Kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko i tha Zërit të Amerikës se vendi i tij është i përgatitur për të paguar për gazin që konsumon.//lk

XS
SM
MD
LG