Lidhje

Rajs: Izraeli dhe palestinezët gati të rifillojnë bisedimet


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, thotë se izraelitët dhe palestinezët synojnë t’i rifillojnë bisedimet e paqes, të cilat u pezulluan, pas një ofensive të izraelitëve në Rripin e Gazës.

Zonja Rice i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët shtypi sot në Jeruzalem, me Ministren e Jashtme izraelite, Tzipi Livni. Ajo nuk dha ndonjë datë për rifillimin e bisedimeve. Sekretarja Rice tha se rifillimi i bisedimeve nuk kushtëzohet me pushimin e zjarrit në Gaza.

Zonja Rice i bëri këto komente ndërkohë që Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha se synonte rifillimin e bisedimeve të paqes, duke u tërhequr nga një kërkesë e mëparshme se nuk do ta bënte një gjë të tillë, në se nuk do të vendosej më parë armëpushimi në Gazë.

Zoti Abbas i ndërpreu të dielën bisedimet e paqes me Izraelin, si protestë ndaj ofensivës 5 ditëshe në Gazë, gjatë së cilës u vranë mbi 120 militantë dhe civilë palestinezë. //rd//

XS
SM
MD
LG