Lidhje

BBG-ja kundërshton kufizimet e medias në Armeni


Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve Amerikane, nga varet Zëri i Amerikës, e kundërshtoi ndërprerjen e transmetimeve të mediave të pavarura nga qeveria e Armenisë për shkak të gjendjes së emergjencës në vend.

Kreu i bordit, i cili mbikqyr transmetimet e financuara nga qeveria amerikane duke përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, tha se masat e qeverisë bënë që të ndërpriten transmetimet e këtyre dy degëve në stacionet lokale. Ai vuri në dukje gjithashtu kufizimet që autoritetet armene kishin vënë në internet dhe tha se censura dhe kufizimet e medias janë në kundërshtim me parimet e demokracisë.

Presidenti armen Robert Koçarian shpalli 20 ditë gjendje emergjence të shtunën në përgjigje të protestave masive kundër mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar. Zoti Koçarian tha sot se nuk sheh ndonjë arsye për heqjen e gjendjes së emergjencës. //rd//

XS
SM
MD
LG