Lidhje

Koshtunica dhe pasuesit e tij nuk duan lidhje me BE-në pa Kosovën


Nacionalistët në parlamentin e Serbisë, të zemëruar nga mbështetja e Evropës për pavarësinë e Kosovës, paraqitën një rezolutë që do të bllokonte çdo lëvizje të Beogradit drejt anëtarësimit në BE.

E hartuar nga Partia Radikale e Serbisë, rezoluta i kërkon Beogradit të ndalë bisedimet paraprake për anëtarësim me Bashkimin Evropian në se ky i fundit nuk njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Rezoluta kërkon gjithashtu tërheqjen e misionit të BE-së në Kosovë dhe që vendet e BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë vendimet e tyre. Kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe pasuesit e tij nuk duan lidhje me BE-në pa Kosovën.

Projekt-rezoluta tregon shenja të ndarjes së koalcionit qeveritar, një aleancë e brishtë mes zotit Koshtunica dhe partisë pro-perendimore të presidentit Boris Tadiç. //rd//

XS
SM
MD
LG