Lidhje

Fillojnë hetimet mbi një shpërthim në Nju Jork


Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, tha se personi përgjegjës për shpërthimin e sotëm në Tajms Skuer të qytetit do të gjendet dhe do të nxirret para drejtësisë.

Zoti Blumberg foli sot para qendrës së dëmtuar të rekrutimit që gjendjet në atë shesh. Ai tha se qyteti nuk do të frikësohet nga ky incident. Shpërthimi shkaktoi dëme të vogla materiale, si thyerjen e xhamave dhe derën e qendrës ushtarake të rekrutimit, por jo viktima. Në kohën e shpërthimit herët në mëngjes, qendra ishte bosh.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se ky rast nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin, por shtoi se autoritetet federale dhe ato lokale po zhvillojnë hetime.//lk

XS
SM
MD
LG