Lidhje

Takim i pritshëm i udhëheqësve grekë dhe turq të Qipros


Presidenti i ri i Qipros thotë se ka në plan të takohet me udhëheqësin turk të Qipros gjatë dy javëve të ardhshem, për rigjallërimin e bisedimeve, të cilat synojnë zgjidhjen e çështjes së ndarjes së ishullit.

Presidenti Dimitris Christofias u tha gazetarëve gjatë një vizite sot në Greqi, se shpreson të takohet me udhëheqësin turk të Qipros, Mehmet Ali Talat, mes datave 17 dhe 24 mars. Zoti Christofias ka thënë se shpreson që bisedimet do të çojnë në hapjen e pikëkalimit në Nikozia, që lidh dy komunitetet greke dhe turke të Qipros.

Ndërkaq, në një raport studimor të kohëve të fundit thuhet se një ishull i bashkuar i Qipros mund të marrë rreth tre miliardë dollarë në vit nga tregtia dhe biznese të tjera të reja me Turqinë. Në raportin e Institutit Studimor të Paqes në Oslo, thuhet se edhe bisneset e turizmit dhe ndërtimit, mund të zgjerohen, në se qipriotët grekë dhe turq bien dakord për bashkimin e ishullit.//lk

XS
SM
MD
LG