Lidhje

Aksident tragjik pranë Tiranës: Mbyten 16 vetë


Në Shqipëri, 16 persona humbën jetën, duke u mbytur në ujërat e një liqeni të vogël artificial në afërsi të Tiranës gjatë orëve të natës, ndërsa po udhëtonin me një barkë. 4 persona arritën t’i mbijetonin tragjedisë, e cila përfshiu 6 gra dhe dy fëmijë të vegjël binjakë të moshës 5 vjeçare.

Të gjithë ata kishin shkuar në një restorant për të festuar ditëlindjen e një të afërmi. Shkak i tragjedisë, sipas policisë ishte mbingarkesa e barkës, e cila kishte kapacitet për 7 vetë, por ku kishin hipur 20 vetë. Qeveria shpalli sot ditë zie, ndërsa parlamenti ndërpreu punimet.//lk

XS
SM
MD
LG