Lidhje

Qeveria serbe hedh poshtë rezolutën që kundërshton kërkesën për pranim në BE


Qeveria e koalicionit në Serbi votoi kundër një rezolute të paraqitur në parlament që i kërkonte Beogradit të tërhiqte kërkesën për anëtarësi në Bashkimin Evropian.

Rezoluta e paraqitur dje nga Partia Radikale, ishte në shenjë proteste të mbështetjes së Evropës për pavarësinë e Kosovës. Kabineti i Presidentit Boris Tadiç votoi sot 15 me 7 për ta hedhur poshtë rezolutën. Ende nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë votimi i sotëm për koalicionin qeverisës, ku bëjnë pjesë konservatorët e kryeministrit Koshtunica dhe pro-perëndimorët e presidentit Tadiç.

Disa analistë parashikojnë që rezoluta do të përçajë qeverinë dhe çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Projekt-rezoluta i kërkonte Beogradit të pezulonte bisedimet e anëtarësimit me BE, në rast se Bashkimi nuk do të njihte sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Po ashtu, ajo kërkonte tërheqjen e misionit të BE-së nga Kosova dhe u bënte thirrje vendeve që e kanë njohur pavarësinë ta përmbysin vendimin.//lk

XS
SM
MD
LG