Lidhje

Athina kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Ministrja e Jashtme greke Dora Bakoyannis thotë se Athinës i vjen keq që kundërshton që Maqedonisë t’i bëhet ftesë për anëtarësim në NATO.

Në një deklaratë pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s dje në Bruksel, zonja Bakoyannis tha se ky qëndrim u shkaktua nga “pozita jotolerante” e Maqedonisë lidhur me përdorimin e këtij emri.

Edhe një rajon verior i Greqisë përdor të njëjtin emër.

Zonja Bakoyannis akuzoi Maqedoninë se ka bërë deklarata fyese. Ajo tha se një gjë e tillë nuk i lë Greqisë rrugë tjetër veçse të kundërshtojë kërkesën e saj për anëtarësim në NATO.

Ajo tha se Greqia mbështet ftesat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Kroacinë, ndërsa shpreson se një zgjidhje e pranueshme të mund të arrihet me Maqedoninë.

Greqia thotë se përdorimi i emrit nga Maqedonia nënkupton një pretendim territorial ndaj rajonit grek. Maqedonia e hedh poshtë këtë argumentim dhe thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO. //kk//

XS
SM
MD
LG