Lidhje

Të mirat dhe pasojat e dobësimit të vlerës së dollarit


Euroja vazhdon të ngrihet në nivele rekord kundrejt dollarit duke arritur dje 1.5370 dollarë para se të binte paksa. Kjo prirje vazhdon me paundin britanik i cili arriti në dy dollarë përsëri të mërkurën pas një shkëmbimi prej 1.95 dhe 1.99 dollarë për javë të tëra. Raportet e zymta ekonomike dhe frika e recesionit fajësohen për çvlerësimin e dollarit, por disa analistë thonë se dollari i dobët nuk është e thënë të jetë një shenjë e keqe.

Euroja e shtrenjtë i bën makinat gjermane, verën franceze dhe importet e tjera të Bashkimit Evropian më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara. Ajo mund të dekurajojë turistët amerikanë të shkojnë në Evropë. Nga ana tjetër, thotë analisti Patrick D’Angelo, një dollar i lirë i bën disa produkte amerikane më me leverdi. “Kur dollari është i dobët, bëhet më tërheqës për njerëzit jo vetëm të vizitojnë Amerikën dhe të shpenzojnë dollarët këtu, të ndërrojnë monedhat e tyre në dollarë, por është gjithashtu tërheqëse për investitorët evropianë jo vetëm për tregun e pasurive të patundshme në Manhattan por edhe për shtëpitë e pushimit më në lindje, Long Island. Kështu që mendoj se përsa kohë që dollari mbetet i dobët krahasuar me monedhat e tjera, kjo është diçka pozitive për Amerikën.”

Në fakt, një dollar i lirë ndihmoi eksportet amerikane të dyfishoheshin vitin e kaluar. Dan North, është ekonomist i lartë në firmën Euler Hermes shpjegon. “Është diçka e mirë për eksportuesit në vend pasi i shesin produktet e tyre apo makineritë në lehtë në Evropë. Dikur kjo makinë mund të kushtonte 100 euro në Evropë dhe me dollarin e ulët tani kushton vetëm 50 Euro”.

Dollari i ulët sjell avantazhe të tjera për evropianët duke ulur çmimin e disa lëndëve të para si nafta dhe gazi. Megjithëse uljet e fundit të normave të interesit nga banka qëndrore amerikane kanë ndihmuar në përmirësimin e likuiditetit të dollarit, profesori i ekonomisë në Universitetin e New Yorkut, Thomas Cooley thotë se ulja e interesave është edhe shkaku në një farë mase, i rënies së dollarit. “Normat e interesit kanë qënë të larta në Evropë dhe kjo do të thotë se Evropa është një destinacion më tërheqës për paratë. Paratë ikën nga Amerika për t’u shkëmbyer në monedha të tjera. Ky është një shpjegim i pjesshëm i rënies së dollarit”. Por rënia e dollarit i ka shqetësuar pronarët e bizneseve në Bashkimin Evropian që thonë se niveli i lartë i Euros mund të kushtojë shkurtimin e vendeve të punës.

Sindikatat evropiane i bënë thirrje Bankës Qëndrore Evropiane këtë javë të ulte normat e interesit për të ndihmuar në rritjen e vlerës së dollarit dhe përmirësimin tregëtisë me partnerin më të madh tregëtar të Europës. //rd//

XS
SM
MD
LG