Lidhje

Ahtisari: Bashkimi Evropian të njohë pavarësinë e Kosovës


Ish- i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Marti Ahtisari foli sot gjatë një seminari për të ardhmen e Kosovës në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Ai tha se shpreson se të gjitha vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, në veçanti vendet anëtare të BE-së, do ta njohin atë.

Zoti Ahtisari, ish President i Finlandës, parashtroi në prill 2007 një plan për Kosovën, ku mbështeste idenë e një pavarësie të mbikqyrur për të. Plani i tij po vihet tani në zbatim. Mbi 20 vende e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Por vende të tjera e kanë kundërshtuar pavarësinë, përfshirë vendet anëtare të BE-së: Spanjë, Qipro, Greqi, Sllovaki dhe Rumani si dhe Kinën dhe Rusinë. Këto qeveri thonë se njohja e një Kosove të pavarur do të nxisë lëvizje separatiste në të gjithë globin. Ndërkohë Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, javën e ardhshme për të diskutuar rreth Kosovës. Takimi bëhet me kërkesën e Ministrit të Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiç. Rusia mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin mars. //rd//

XS
SM
MD
LG