Lidhje

Presidenti irakian në Turqi


Presidenti irakian, Xhalal Talabani, ndodhet në Ankara, në përpjekje për lehtësimin e tensioneve, pas sulmit ushtarak të Turqisë kundër rebelëve kurdë në Irakun Verior. Zoti Talabani mbërriti sot në Turqi, vizita e parë në këtë vend, në detyrën e Presidentit të Irakut.

Zyrtarët thanë se presidenti turk Abdullah Gyl ka shtruar sonte një darkë për nder të zotit Talabani. Udhëheqës irakian do të takohet gjithashtu me kryeministrin Rexhap Taip Erdohan gjatë vizitës së tij dy-ditëshe. Tensionet mes Bagdadit dhe Ankarasë u ndezën muajin e kaluar, kur ushtria turke filloi një sulm 8 ditësh nga ajri dhe nga Toka, kundër forcave rebele të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në Irakun verior.

Bagdadi e dënoi operacion ushtarak si shkelje të sovranitetit të vendit. Zyrtarët turq thanë se zoti Talabani, i cili vetë është kurd, do të jetë më tepër se në një vizitë “zyrtare”, në një vizitë “pune”. Kjo do të thotë, se atij nuk do t’i ofrohet një pritje madhështore, si për një vizitë “zyrtare”. //rd//

XS
SM
MD
LG