Lidhje

Kënga e Bjork shkakton reagime të qeverisë kineze


Qeveria kineze vendosi të tregohet më e rreptë me interpretuesit e huaj pasi këngëtarja islandeze Bjork thërriti Tibet! në fund të një koncerti në Shanghai këtë javë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës thuhet se Bjork shkeli ligjin kinez dhe preku ndjenjat e popullit. Bjork thërriti Tibet pas një interpretimi pasionant të këngës së saj Declare Independence, Shpallni Pavarësinë. Kjo tërhoqi një vëmendje të madhe në Kinë.

Në deklaratën e vënë në faqen elektronike të ministrisë thuhet se asnjë shtet i botës nuk e njeh Tibetin si vend i pavarur. Bjork e ka interpretuar këngën në mbështetje të lëvizjeve të tjera për pavarësinë. Ajo ia dedikoi këngën Kosovës gjatë një interpretimi muajin e kaluar në Japoni.

XS
SM
MD
LG