Lidhje

Agjencia Europiane e Hapësirës lëshon anijen robot drejt S.O.N


Agjencia europiane e Hapësirës kreu lëshimin e parë të një anije robot të ndërtuar për t'u ankoruar automatikisht me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija robot me një ngarkesë 20 tonëshe u ngrit sot nga Guajana franceze e lëshuar nga një raketë e fuqishme. Anija do të dërgojë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të martën agjencia amerikane e hapësirës ka në plan të nisë anijen Endevër për në mision në këtë stacion.

Gjatë fluturimit të Endevërit, anija evropiane do të jetë rreth dy kilometra nga stacioni dhe nga anija amerikane. Roboti europian do të ankorohet në stacion vetëm pas kthimit të anijes Endevër në Tokë. //rd//

XS
SM
MD
LG