Lidhje

100 vjetori i kryepeshkopatës shqiptare ordodokse në SHBA


Dje në Boston, u hapën veprimtaritë dhe festimet me rastin e vitit jubilar te 100 vjetorit të kishës autoqefale shqiptare të Amerikës, të meshes se pare ortodokse në gjuhen shqipe, dhe të dorezimit prift të Fan Stilian Nolit. Veprimtari të ngjashme janë në plan të zhvillohen gjatë gjithë këtij viti. Të pranishem në ceremonitë e djeshme në kishën e Shën Gjergjit, ishin edhe një numër klerikësh ortodoksë nga Shqiperia, të kryesuar nga krye-peshkopi Anastasios.

Nuk është e lehtë të gjendet një kishë si e Shën Gjergjit këtu në Boston që vazhdon te frymezojë e të ndricojë pa ndërprerje për nje shekull. Ky ishte mesazhi i klerikëve dje gjate meshës perkujtimore, e cila u pasua me një drekë në restorantin Pier 4.

Peshkopi i kishës se Shën Gjergjit, at Artur Liolin thotë se vazhdimësia pa ndërprerje e veprimtarisë së këtij institucioni shpirtëror fetar vërteton atë vizion e largëpamësi qe kishte Fan Nolit kur filloi përpjekjet për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare te Amerikës.

Ndersa, fortlumturia e tij Anasasi, kryepeshkop i Shqipërisë, i ftuar në ceremonitë e djeshme, tha se ngjarje si kjo e nxisin njeriun jo vetëm të kujtojë, por edhe mendojë rreth Fan Nolit dhe të arrijë në përfundimin se ai ishte një personalitet me talent të jashtëzakonshëm.

Dje, klerikët ortodoksë shqiptaro amerikanë dhe ata nga Shqipëria, dolën edhe me një deklaratë të përbashkët mirëkuptimi e bashkëpunimi midis dy qendrave të ortodoksise shqiptare.

Hiresia e tij Ilia Katri thotë se mbarëvajtja e ortodoksisë shqiptare ishte edhe ëndëra e Nolit, prandaj nënshkrimin e deklaratës ai e quan vazhdimësi të veprës dhe dëshirës së kryepeshkop Nolit për mirëkuptim, ndjesë e bashkëpunim.

Në vitin 1963, shqiptarët e Amerikës kremtuan 55 vjetorin e meshës së parë ortodokse në gjuhën shqipe, dhe besimtarët e mbledhur atë ditë po në kishën e Shën Gjergjit, do të bëheshin te fundit, qe e dëgjjonin këtë meshë të dhënë nga vetë Fan Noli, meshari i parë ortodoks në gjuhën shqipe.

Gjatë meshës së vitit 1963, zëri i Fan Nolit u regjistrua nga një prej korrespondentëve të Zërit të Amerikës që ishte derguar në Boston për të mbuluar këte veprimtari. Fan Stilian Noli vdiq dy vjet më vonë në mars të vitit 1965, ndërsa zëri i regjistruar i tij, ruhet në arkivin e kishës autoqefale të Shën Gjergjit në Boston. //iç//

XS
SM
MD
LG