Lidhje

Mbi 100 trupa gjermane të NATO-s  arrijnë në Kosovë


Mbi 100 trupa paqeruajtëse të NATO-s, nga radhët e kontingjentit gjerman, mbërritën sot në Kosovë. Autoritetet thonë se arritja e këtyre trupave nuk ka të bëjë me ndonjë keqësim të situatës së sigurisë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Zhan Lyk Kotar tha për Zërin e Amerikës se 113 trupat gjermane janë pjesë e mbi 600 ushtarëve rezervë që do të vendosen në rajonin e Vushtrrisë, dhe që do të zëvendësojnë batalionin italian i cili gjendet aktualisht atje.

Sipas tij, kjo është pjesë normale e punës dhe detyrave të NATO-s, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë keqësim të situatës në Kosovë, por ka për qëllim demonstrimin e forcës ushtarake të NATO-s.

Zoti Kotar thotë se me gjithë tensionet e ditëve të fundit, situata e sigurisë në tërë territorin e Kosovës vlerësohet të jetë e qetë. //ii

XS
SM
MD
LG