Lidhje

Rikthehet në Uashington dokumenti Magna Karta


Mbas një mungese prej 6 muajsh, që mund të ishte kthyer në një mungesë të përhershme, një dokument që ndihmoi në përgatitjen e themeleve për qeverisjen demokratike, iu rikthye Arkivit Kombëtar në Uashington.

Në vitin 1215, një asamble e baronëve anglezë, kundërshtuan monarkun e tyre, mbretin Xhon, dhe kërkuan që të drejta civile të njiheshin, të shkruheshin dhe të konfirmoheshin nga vula mbretërore. Dokumenti përfundimtar, i njohur me emrin Magna Carta, ose Karta e Madhe, shpallte se asnjë njeri, madje as mbreti, nuk është mbi ligjin.

Për 20 vjet e vetmja kopje e këtij dokumenti historik në SHBA ishte e ekspozuar në Arkivin Kombëtar krahas Kartave Amerikane të Lirisë: Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës dhe Kartës së të Drejtave. Allen Weinstein, Arkivist i Shteteve të Bashkuara, thotë se ky dokument ishte përcaktues, sepse Magna Karta, ndonëse u shkrua më tepër se 500 vjet përpara se Amerika të shpallte pavarësinë e saj nga Britania e Madhe, pati një peshë të madhe në themelimin e Shteteve të Bashkuara. “Baballarët e Kombit iu referuan Magna Kartës. Ata cituan në Deklaratën e Pavarësisë liritë e mishëruara në Magna Carta sikurse ato të ndaluara nga Mbreti Xhorxh III. Të drejtat që populli britanik arriti të fitojë nga Mbreti John dhe pasardhësit e tij, reflektohen në 10 amedamente e para të Kushtetutës, të përmbledhura në Kartën e të Drejtave.”

Dhe bëhet fjalë pikërisht për 5 amendamentet që përcaktojnë procedurat penale. Këto amendamente përfshijnë të drejtën e një gjyqi të shpejtë nga një juri e paanshme, mbrojtjen nga gjobat e larta dhe ndëshkimet e pazakonta dhe çnjerëzore, dhe garancinë që “asnjë personi nuk duhet të t’i hiqet forcërisht e drejta e jetës, lirisë, apo e pronës , pa kaluar përmes një proçesi të ligjshëm”.

Arkiva Kombëtare nuk e kishte në pronësi kopjen e Kartës së Madhe që kishte ekspozuar. Ajo e kishte marrë hua një kopje të saj nga miliarderi dhe kandidati i dikurshëm për president Ross Perot. Shtatorin e kaluar Perot vendosi që t’a shiste atë tek blerësi më i shtrenjtë që i ofrohej. "Dikush më tha se ndoshta Magna Karta mund të blihej nga dikush i cili mund ta çonte jashtë Shteteve të Bashkuara, kështu që vendosa që të përpiqesha t’a blija Magna Cartën mbrëmjen e ardhshme në një ankand, dhe ia dola me sukses”.

David Rubenstain, drejtues i një firme në Uashington, tha se ishte mjaft e rëndësishme për të që Magna Karta të ekzpozohej në arkivin Kombëtar, ku çdo kush mund ta shohë atë. Kjo ishte, thotë ai mënyra e tij për të treguar vlerësimin e tij ndaj vendit që ishte treguar aq i mirë me të: “Prindërit e mi ishin punëtorë, jo të shkolluar. Unë shkova në kolegj dhe studiova për drejtësi. Kjo ishte e vetma mënyrë që unë t’ia dilja, dhe prindërit e mi janë krenarë që e realizova këtë. Ata mendojnë se pikërisht këtë duhet të bëjnë njerëzit që kanë mundësi financiare, të kompesojnë në këtë mënyrë komunitetin e tyre. Por kur unë isha i ri nuk i kisha mundësitë.”

Zoti Rubenstein ofroi 21 milion dollarë në ankand. Kopja e shkruar me dorë e Magna Cartës, e cila daton në vitin 1297, është versioni final i shumë varianteve që qarkullonin në shekullin e 13. Ross Perot e bleu në 1984 nga një familje britanike e cila e zotëronte atë prej shekujsh. Perot pagoi vetëm 1.5 milion dollarë, gjë që e bëri blerjen e Magna Cartps një investim të mirë për të.

Por David Rubenstein thotë se nuk ishte kjo arsyeja se përse ai e bleu Magna Kartën: “Kam marrë qinda e qindra letra nga njerëz anembanë Amerikës dhe botës të cilët më shkruajnë se nuk e kishin parë Magna Cartën dhe tani ata e dinë se kanë një mundësi që t’a shohin atë së bashku me fëmijët e tyre. Ky është fitimi që unë marr nga investimi im”.

Zoti Rubestein e riktheu Magna Cartën në Arkivin Kombëtar më 3 mars, kundrejt një huaje të përhershme. Duke nisur nga 12 Marsi, publiku dhe një herë do të ketë mundësinë të shohë Magna Cartën, krahas dokumentave të tjerë të hisorisë amerikane, që u frymëzuan prej saj. //ad//

XS
SM
MD
LG