Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot një sesion të jashtëzakonshëm për të dëgjuar ankesat e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic lidhur me shpalljen a pavarërisë së Kosovës.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, presidenti aktual i Këshillit të Sigurimt, tha se sesioni do të trajtojë një sërë shqetësimesh që ka shprehur Beogradi, aleat tradicional i Moskës.

Në një deklaratë të Këshillit thuhet se zoti Jeremeç ka të ngjarë të kritikojë formimin e një grupi të përhershëm ndërkombëtar që do të këshillojë udhëheqësit e Kosovës lidhur me ndërtimin e institucioneve demokratike. Pas këtij sesioni do të mbahet një tjetër me dyer të mbylluara.

Këshilli i Sigurimit prej 15 vendesh është bllokur për muaj me radhë lidhur me çështjen e Kosovës. Anëtarët e përhershëm të Këshillit, rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar me forcë shkëputjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca e kanë mbështetur atë.

Analistët thonë se takimi i sotëm i Këshillit të Sigurimit nuk ka t’ë ngjarë t’i afrojë qendrimet e mbështetësve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG