Lidhje

Jep dorëheqjen guvernatori i Nju Jorkut, pas akuzave për prostitucion


Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Eliot Spicer dha dorëheqjen, pasi u akuzua si klient i një rrjeti prostitucioni. Demokrati Spicer e bëri njoftimin në zyrën e tij në Nju Jork sot. I shoqëruar nga e shoqja, ai shprehu keqardhje që nuk kishte përmbushur standartet morale që priteshin prej tij dhe tha se nuk mund të lejonte që dobësitë e tij personale të ndikonin tek puna në shërbim të publikut. Dorëheqja e tij hyn në fuqi të hënën.

Ai do të zëvendësohet nga zëvendës guvernatori David Peterson, i cili do të jetë i pari governator afrikano-amerikan i këtij shteti dhe i pari guvernator i verbër në Shtetet e Bashkuara.

Gazeta “New York Times” njoftoi të hënën se hetues federalë e kishin inçizuar zotin Spitzer në një telefonatë ku bënte rezervime për të takuar një prostitutë. Flitet që ky takim u realizua në një hotel të Uashingtonit në shkurt. Eliot Spicer nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale.//lk

XS
SM
MD
LG