Lidhje

Kroacia, Mal i Zi, dakord të shkojnë në gjykatë për kufirin


Republikat ish Jugosllave të Kroacisë dhe Malit të Zi ranë dakord të zgjidhin një mosmarrëveshje të vjetër për kufirin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Agjencia kroate e lajmeve "Hina" tha se kryeministri Ivo Sanader dhe homologu i tij malazez Milo Gjukanovic ranë dakord që një vendim i gjykatës do të pranohet paraprakisht nga parlamentet e të dyja kryeqyteteve. Njoftimi pason bisedimet në Zagreb mes dy udhëheqësve.

Të dy qeveritë deri tani i janë përmbajtur një marrëveshjeje të përkohshme për kufirin mes tyre në Detin Adriatik. Të dyja vendet kanë pretendime mbi gadishullin e pabanuar, Prevlaka, i pozicionuar përballë portit kryesor të Malit të Zi.

Zoti Djukanoviç i cili pasoi kryeministrin me probleme shëndetësore Zeljko Sturanoviç muajin e kaluar, tha sot se beson se është në interesin e të dyja vendeve për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.//lk

XS
SM
MD
LG