Lidhje

SHBA: Obama fiton zgjedhjet paraprake në Misisipi


Në Shtetet e Bashkuara, senatori Barak Obama, doli fitues në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në shtetin Misisipi, duke e thelluar diferencën me rivalen e tij, senatoren Hillari Klinton. Beteja zhvendoset tani te zgjedhjet tepër të rëndësishme që zhvillohen muajin tjetër në shtetin e Pensilvanisë, i cili ka një numër të madh delegatësh.

33 delegatët e shtetit Misisipi ndahen në mënyrë proporcionale bazuar në përqindjen e votave të marra nga kandidatët. Kjo do të thotë se të dy kandidatët mund të fitojnë delegatë, por zoti Obama do të marrë shumicën e tyre.

Në një intervistë për rrjetin CNN, zoti Obama tha se mendon se demokratët do të bashkohen kundër senatorit Xhon Mekein, i cili tashmë e ka siguruar emërimin e Partisë Republikane, dhe që sipas zotit Obama, do të vazhdojë të ndjekë politikat e Presidentit Bush.//af

XS
SM
MD
LG