Lidhje

Shqipëri: Inflacioni shënon rritje tjetër gjatë muajit shkurt


Në Shqipëri inflacioni shënoi një tjetër kërcim të ndjeshëm gjatë muajit shkurt duke kapur shifrën 3.6 përqind, 1 përqind më shumë se sa muaji janar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, zëri i artikujve ushqimorë ka qenë ai që ka patur ndikimin më të madh.

Kështu, vajrat janë rritur 7.7 përqind, perimet 7.6 përqind kurse miellrat dhe buka 4.4 përqind. Ndërsa faktori krizë energjitike nuk shihet më si një ndër nxitësit e rritjes së çmimeve të konsumit, energjia rrezikon të rifutet në këtë listë faktorësh në muajin mars, kur ka nisur zbatimi i tarifave të reja të cilat pësuan një rritje mesatare prej afër 20 përqind.

Presionet inflacioniste në ekonominë shqiptare janë shfaqur kërcënueshëm gjatë gjithë vitit 2007. Banka e Shqipëris u detyrua të ndërhynte tre herë duke rritur në total me 0.75 përqind normën e interesit. Ishin këto ndërhyrje që frenuan inflacionin mesatar vjetor në shifrat e 2.9 përqindëshit.//ii

XS
SM
MD
LG