Lidhje

Rusia dhe Ukraina arrin marrëveshje për gazin natyror


Rusia dhe Ukraina thonë se kanë arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me dërgesat e gazit natyror për këtë vit. Kompania ruse e gazit Gazprom, monopol i shtetit, thotë se marrëveshja, e njoftuar sot, po ashtu specifikon çmimet për furnizimin me gaz, në të dy muajt e parë të këtij viti.

Veç kësaj, marrëveshja e re do të modernizonte tregtinë e gazit, duke eliminuar kompanitë e ndërmjetme, për të cilat Ukraina thotë se komplikojnë procedurat e pagesave për gazin. Kompania Gazprom e ndërpreu furnizimin e Ukrainën me gaz, me mbi 50 për qind në fillim të muajit, ngaqë, siç u tha, nuk ishin bërë pagesat për furnizimin me gaz të Ukrainës në muajt janar dhe shkurt.

Kompania ruse ka kërkuar 600 milionë dollarë për pagesat e vonuara, si dhe një plan pagesash për pjesën tjetër të vitit. Ukraina bëri kërcënime për dërgimin e gazit me destinacion vendet evropiane, përmes tubacioneve që përshkojnë vendin. //rd//

XS
SM
MD
LG