Lidhje

Anija Endeavour ankorohet në Stacionin Orbital Ndërkombëtar


Ekujpazh i anijes amerikane të hapësirës Endevër dhe ai i Stacionit Ndërkombëtar Orbital filluan punën për ndërtimin e një misioni ndërtimi të gjatë e të vështirë në stacionin ndërkombëtar.

Shtatë anëtarët e anijes Endevër hynë sot në stacionin ndërkombëtar të hapësirës, rreth dy orë pasi anija u lidh me sukses me stacionin. Ekujpazhi i stacionit priti astronautët e ekujpazhit të Endevërit duke i rënë këmbanës së një anijeje të marinës.

Ekujpazhi i anijes Endevër do të qëndrojë 12 ditë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës, ku ata do të instalojnë modulin e parë të një laboratori japonez hapësinor si dhe një robot kanadez, i cili do të kryejë detyra që zakonisht bëhen nga astronautët me anë të ecjeve në hapësirë. Misioni i Endevërit ka në plan të bëjë 5 ecje në hapësirë; i pari është planifikuar për sonte. //rd//

XS
SM
MD
LG