Lidhje

Presidenti Bush, ndalesa në Ukrainë dhe Kroaci gjatë udhëtimit për në Bukuresht


Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush do të vizitojë Ukrainën dhe Kroacinë, në kuadrin e udhëtimit të tij muajin e ardhshëm në takimin e NATO-s në Bukuresht.

Zëdhënësi Gordon Johndroe e konfirmoi itinerarin e Presidentit në komentet që bëri sot. Ai tha se Presidenti do të mbërrijë në Kiev më 31 mars, gjatë rrugës së tij për në Bukuresht. Nuk është bërë e njohur se kur do të mbërrijë Presidenti në Zagreb.

Duke folur sot në Bruksel, presidenti ukrainas Viktor Jushçenko tha se është optimist se takimi do t’i ofrojë vendit të tij mundësitë për të filluar përgatitjet për pranimin eventual në radhët e NATO-s. Rusia ka paralajmëruar kundër pranisë së NATO-s pranë kufijve të vet. Disa vende të NATO-s, nga ana e tyre shprehën rezerva lidhur me armiqësimin e mëtejshëm të Moskës. //rd//

XS
SM
MD
LG