Lidhje

Serbi: Presidenti shpërndan parlamentin; zgjedhjet e parakohshme më 11 maj


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, shpërndau parlamentin dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme më 11 maj, pas rënies së koalicionit qeverisës. Presidenti Tadiç tha sot se zgjedhjet janë një mënyrë demokratike për qytetarët që të vendosin drejtimin e Serbisë në të ardhmen.

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha të shtunën se qeveria nuk mund të vazhdonte të funksiononte për shkak të mosmarrëveshje të mëdha lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia muajin e kaluar. Qeveria i kërkoi zyrtarisht presidentit të hënën që të shpërndante parlamentin.

Presidenti Tadiç dhe kryeministri Koshtunica kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me drejtimin që duhet të marrë Serbia në të ardhmen. Që të dy këmbëngulin që Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë, por zoti Tadiç, ndryshe nga kryeministri, nuk pranon ta përdorë shkëputjen e Kosovës nga Serbia si arsye për të kundërshtuar përpjekjet për krijimin e lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Ministri i jashtëm slloven, Dimitri Rupel, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, vuri në dukje sot shenja inkurajuese në mbështetje të marrëdhënieve serbi-BE madje shfaqi shpresën se forcat evropiane do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme. //rd//

XS
SM
MD
LG