Lidhje

Presidenti Bush do të takohet në Kroaci me udhëheqësit e vendeve që do të ftohen në NATO


Kroacia ka mirëpritur planet e Presidentit Bush për të zhvilluar vizitë në Zagreb në fillim të prillit, pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Rumani.

Ministria e Jashtme krotate tha sot se vizita e Presidentit amerikan do të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar Kroacinë të arrijë synimet e saj kryesore në politikën e jashtme. Kroacia shpreson të marrë ftesë zyrtare për antarësim në NATO në takimin e Bukureshtit. Ky vend po përpiqet gjithashtu të përmbushë kushtet për të siguruar antarësim në Bashkimin Evropian brenda vitit 2010.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi dje se Presidenti Bush do të vizitojë gjithashtu edhe Ukrainën, ku do të zhvillojë bisedime në prag të takimit të NATO-s. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë thekson se zoti Bush do të takohet në Zagreb me udhëheqës të Kroacisë si dhe krerë nga vende, të cilat aleatët e NATO-s vendosin t’i ftojnë për antarësim në takimin e Bukureshtit. //iç//

XS
SM
MD
LG