Lidhje

Protestuesit serbë marrin nën kontroll Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë


Disa qindra protestues serbë vërshuan sot në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, që mbikqyret nga administrata e Kombeve të Bashkuara.

Policia e OKB-së, e cila ruante ndërtesën, u tërhoq ndërsa protestuesit vërshuan sot në godinë.

Administratori OKB-së për Kosovën, Joakim Ryker, tha se protestuesit kishin kaluar atë që ai e quajti një prej vijave të kuqe të misionit të tij dhe i dha urdhër policisë së OKB-së që të rimarrë nën kontroll godinën.

Në Bruksel, Bashkimi Evropian i dënoi sulmet dhe i bëri thirrje Serbisë të mos angazhohet në akte, që do të dëmtonin sigurinë në Kosovë. Edhe zyra diplomatike amerikane në Prishtinë i dënoi aktet.

Zyrtarët thonë se pjesa më e madhe e protestuesve u larguan më vonë, duke lënë pas rreth 100 ish-punonjës të gjykatës, që ende qëndronin në ndërtesë.

Protesta u zhvillua ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Skefer, mbërriti në Kosovë për bisedime me zyrtarët lokalë dhe ndërkombëtarë. //iç//

XS
SM
MD
LG