Lidhje

Sekretarët Rajs dhe Geits do të takohen me homologët e tyre rusë


Pritet që Sekretarja Amerikane e Shtetit, Konoliza Rajs, dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Geits, të takohen në fillim të javës së ardhshme me zyrtarët më të lartë rusë në Moskë për të vazhduar dialogun strategjik mbi mbrojtjen nga rraketat dhe probleme të tjera.

Sekretarët Rajs dhe Geits do të takohen me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si dhe me homologët e tyre, Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Anatoli Serdukov, sipas asaj që është quajtur formati 2+2, për të përmirësuar marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve. Të katër, të cilët për herë fundit u takuan në muajin dhjetor, pritet të diskutojnë planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e bazave për mbrojtjen nga raketat në Republikën Çeke dhe Poloni dhe probleme të tjera në marrëdhëniet dypalëshe.

"Me Presidentin Putin, shpresoj të bisedojmë rreth këtyre problemeve, por gjithashtu për një seri problemesh dypalëshe, si dhe një numër shqetësimesh rajonale që mund të ketë Rusia. Një nga çështjet që mendoj së do të diskutojmë do të jetë Kosova për të cilën Rusia ka pasur pakënaqësi", tha Sekretarja e Shtetit, Rajs.

Rusia kundërshton këto plane, por sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Shon Mekormak, SHBA-ja ka bërë propozime për të ulur shqetësimet e Moskës.

“Natyrisht që ata do të bisedojnë për mbrojtjen nga raketat dhe nga ana jonë janë bërë disa propozime të mira të cilat kanë muaj që janë shtruar në tavolinë dhe janë bërë një temë dhe një burim diskutimi me qeverinë ruse. Do të thoja që diskutimet do të vazhdojnë gjatë takimeve mbi bazën e formatit 2+2.”, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Zoti Mekormak nuk pranoi të flasë rreth detajeve të propozimeve, por zyrtarë të tjerë amerikanë thanë se midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë bërë shkëmbime të madha informacionesh sekrete në lidhje me kërcënimin nga rraketat dhe detaje mbi funksionimin e sistemit të mbrojtjes. Sipas tyre, midis ekspertëve janë bërë shkëmbime teknike për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të Moskës se sistemi, i cili rezulton në një sistem radarësh dhe interceptorë me veprim tokë-ajër, nuk paraqet kërcënim për programin strategjik të armëve bërthamore të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, thanë Zyrtarët, gjithashtu do të propozojnë atë që është quajtur, një arkitekturë e përbashkët rajonale e mbrojtjes nga raketat, që parashikon mbrojtjen e SHBA, Rusisë dhe Evropës nga një sulm me rraketa.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu do të propozojnë një numër masash transparence dhe të besueshmërie dhe sipas zëdhënësit Mekormik, bisedimet mbi këto probleme pritet që vazhdojnë dhe Kur zonja Rajs dhe zoti geits të takohen me homologët e tyre në Moskë.

“Mendojmë se është në interesin tonë dhe të miqve dhe aleatëve tanë të mbrohemi kundër goditjeve nga regjime të papërgjeshme si Irani. Kjo nuk është kundër Rusisë. Në fakt, nuk ka mundësi që 9 ose 10 interceptorët mund të veprojnë si një pengesë kundër një arsenali ende të konsiderueshëm bërthamor të Rusisë” tha zëdhënësi Mekormak..

Ndërsa zoti Mekormak tha se pret diskutime serioze, ai nuk pranoi të parashikojë nëse gjatë bisedimeve të ardhshme në Moskë rreth problemit të mbrojtjes nga raketat do të arrihet ndonjë përparim i ndjeshëm. Udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë mbi iniciativa të përbashkëta jo-qeveritare Amerikano-Ruse, përdorimin paqësor të energjisë bërthamore dhe luftën kundër terrorizmit. //af

XS
SM
MD
LG