Lidhje

Kosova ofron ndihmë për qeverinë e Shqipërisë


Pas shpërthimit në një depo municionesh në fshatin Gërdec, në afërsi të Tiranës, Institucionet e Kosovës kanë ofruar ndihmën e tyre për shtetin shqiptar.

Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat për t'i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe popullit të saj. Ajo ka mobilizuar ministritë e saja, në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë për të qenë në gjendje gatishmërie.

Njoftohet se nga Qendra Klinike Universitare janë nisur dozat e para të gjakut, ndërkohë që ekipet mjekësore janë të gatshme për t'iu bashkuar kolegëve të tyre në Tiranë.

Po ashtu qeveria e Kosovës ka angazhuar edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës si dhe KFOR-in. Autoritetet në Kosovë kanë ngushëlluar udhëheqësit shqiptar për shpërthimin e sotëm duke e quajtur atë tragjedi kombëtare. //rd//

XS
SM
MD
LG